Këto komente, Konjufca i ka bërë në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve: Kosovës dhe Shqipërisë, të premten, në Prishtinë.

“Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh, të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një ardhme e ndritur e cila po ndërtohet dita ditës”, tha Osmani.

Kjo seancë, sipas Osmanit, duhet të shërbejë si një thirrje për veprim, “një kujtesë se qëllimi i yni i përbashkët kërkon ambicie edhe më të mëdha dhe përpjekje edhe më të palodhshme”.

Po jetojmë në një kohë të trazuar, konsideroi presidentja, e cila, në prizmin e saj, “kërkon bashkëpunim dhe qëllim”.

Për Kosovën dhe Shqipërinë, Osmani konsideron se “kjo nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri”.

“Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lartë Shqipërinë”, shtoi.

E para vendit potencoi se historia nuk do t’i gjykojë me dashamirësi nëse “nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë momente për të ndërtuar unitetin dhe harmoninë e domosdoshme”.

“Prosperiteti i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrë që na përket të gjithëve: liderëve, institucione dhe të gjithë qytetarëve. Secili prej nesh duhet ta luaj rolin e tij në avancimin e vizionit të shteteve dhe qytetarëve tanë brenda familjes së kombeve evropiane”, shtoi ai.