11.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Osmani: Kosova e para në rajon për demokraci e sundim të ligjit, por mos të ndalemi

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për “Edicionin Special” në Klan Kosova, pas marrjes së çmimit “M100 Media Award” është shprehur se kjo tregon se bota vërtetë vlerëson lidershipin e bazuar në vlera.

Osmani u shpreh se ky çmim është inkurajim për të, siç tha ajo për të vazhduar të përfaqësojë popullin e Kosovës, duke u bazuar në vlerat e integritetit.

“Në këtë koment kur i gjithë kontinenti ynë po përballet me shumë sfida, është shumë me rëndësi që të qëndrojmë të bashkuar mbi vlerat të cilat e kanë karakterizuar popullin tonë për dekada, madje edhe me shekuj, shumë para se të ekzistonte Bashkimi Evropian dhe mbi këto vlera, edhe të ndërtojmë hapat tonë përpara”

“Kjo tregon se bota vërtetë vlerëson lidershipin e bazuar në vlera, bota vërtetë vlerëson lidershipin e bazuar në karakteristikat që qëndrojnë në vet themelet edhe të Bashkimit Evropian edhe të shteteve demokratike të cilat neve na kanë ardhur në ndihmë në momentet më të rënda dhe qëndrojnë pranë nesh edhe sot përderisa bëjmë hapa përpara dhe në të njëjtën kohë natyrisht është  një inkurajim për mua që të vazhdoj të përfaqësojë popullin e Kosovës, duke u bazuar në vlerat e integritetit, gjithnjë duke marrë për bazë vetëm interesin e tyre”, tha ajo.

Osmani u shpreh se Kosova është e para në rajon për demokraci e sundim të ligjit, por u shpreh se nuk duhet ndalur, por duhet vazhduar me shumë punë, përcjell Klankosova.tv.

“Kosova vërtetë është shembull i këtyre vlerave të cilat janë ndërtuar me shumë mund, mirëpo sot kanë një bazament shumë të fortë dhe është me rëndësi që përderisa e dijmë të gjithë që Kosova është e para në rajon edhe sa i përket demokracisë, edhe sa i përketë sundimit të ligjit, që ne mos të ndalemi, mos të vetmjaftohemi, por të vazhdojmë edhe me shumë më shumë punë, në hapa përpara në mënyrë që ta zëmë vendin tonë të merituar brenda familjes euroatlantike”, u shpreh tutje presidentja Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit