10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen dypartiake amerikane

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot se pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale demokratja, Kamala Harris apo republikani, Donald Trump, SHBA-ja do të mbetet aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës.

E pyetur për ndikimin e zgjedhjeve amerikane në Kosovë, e para e shtetit tha se vendi ynë në vazhdimësi e ka pasur mbështetjen e Qeverisë amerikane pavarësisht se kush ka udhëhequr me Shtëpinë e Bardhë.

“E kemi fituar lirinë kur në qeverisje kanë qenë demokratët, derisa kur kemi fituar pavarësinë në qeveri kanë qenë republikanët. Pra, Kosova vërtetë ka qenë shtet i bekuar me përkrahje bipartizane (dypartiake) amerikane. Është vendim i popullit amerikan, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që do të zgjidhet. Me rëndësi është që SHBA-ja vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë të jetë edhe pas kësaj date”, ka theksuar Osmani në një deklaratë për media, pasi mori pjesë në lansimin e raportit të UNICEF-it mbi gjendjen klimatike për fëmijët në Prishtinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit