Në një njoftim në rrjetet sociale, Osmani theksoi se gjatë këtij takimi u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Ajo riafirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe angazhimin për një bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

“Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë.” – tha Osmani.