12.1 C
New York
Tuesday, October 28, 2025

Buy now

Osmani: Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka zhvilluar një takim me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Lartmadhërinë e Tij, Hussein bin Abdullah al-Hashimi, në Riad.

Gjatë takimit, Osmani bëri të ditur se është konfirmuar gatishmëria për thellimin e partneritetit, si dhe janë diskutuar mundësitë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT).

“Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit