24.8 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Osmani kërkon respektimin e afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit

- Advertisement -

Në dritën e ngërçit institucional në të cilin gjendet Kosova në pamundësi të konstituumit të legjislaturës së nëntë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një cikël të ri takimesh konsultative me liderët politikë të vendit. Gjatë takimeve, siç bëhet e ditur nga Presidenca, Osmani ka kërkuar që brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të arrihet një pajtim për konstituimin e Kuvendit.

“Presidentja Osmani u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit.” – thuhet në njoftim.

Osmani citohet të ketë paralajmëruar moskonstituimi në kohë i institucioneve të reja rrezikon vlerat demokratike dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike.

“Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione.” – njoftoi tutje Presidenca.

Osmani thuhet se ka paralajmëruar takime konsultative edhe me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend.

“Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend edhe përgjatë ditëve në vijim, në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës.”

Çka deklaruan liderët e partive politike?

Deputeti i VV-së, Albin Kurti me të dalur nga takimi me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si rrallëherë është ndalur para gazetarëve, duke thënë se kanë përmbendur të gjitha elementet përbërëse me Presidenten. Madje ai tha se ‘për progres jemi të interesuar të gjithë’

E diskutuam idenë e kompromisit, që ta realizojmë këtë gjë, që pastaj të dalim te formimi i qeverisë së re, që i përgjigjet Kuvendit, diskutuam gjërë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse. Zonja Presidente do të ketë takime edhe me liderët e tjerë të partive politike dhe të shohim se a kemi bërë përparim apo jo. Unë besoj se duhet t’ia japim shansin takimeve të reja, takimeve të tjera që ta shohim nëse e kemi bërë progresin për të cilin jemi të interesuar të gjithë.” – tha Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ndërkohë, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk e la pa folur edhe për mënyrën se si Vetëvendosja po e interpreton Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, për bllokadën në Kuvend.

Sa i përket Gjykatës dhe Kushtetutës e aktgjykimeve, nëse ka një parti politike dhe lider që s’duhet me u marrë me interpretime, është Albin Kurti dhe Vetëvendosje, sepse sa herë i kemi çu në Kushtetuese, ne i kemi fitu lëndët e ata i kanë hupë. Në të kaluarën s’kanë ditë për tema më të rëndësishme me bo interpretime”, ka deklaruar Krasniqi.

Nga ana tjetër, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mirëprito gatishmërinë e presidentes Osmani për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik.

Abdixhiku ka thënë se VV-ja e ka kapur në mënyrë arbitrare Kuvendin e Kosovës.

I pari ka kapur institucionin kushtetues nëpërmjet më të moshuarit. Më i moshuari po refuzon të implemetojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë krejt arbitrare”, ka thënë Abdxhiku.

Ai e ka kritikuar edhe kryetarin e VV-së, Abin Kurti, për situatën politike. I pari i LDK-së ka thënë se Kurti nuk po e kupton përgjegjësinë e tij.

Deputeti Kuti refuzon të kuptoi përgjegjësinë e vetë, pragmatizmi politik. Nuk është tragjedi me bo kompromis, është vlerë normale demokratike. Ka parti që po ia jepen atë kompromis”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se partia që ai drejton kërkon kthimin e votimit të hapur për kryetarin e Kuvendit.

Ai shtoi se nga kjo parti do të votojnë “për” nëse ka kandidat konsensual.

“Insistimi i kryesuesit që me e kthy çështjen e komisionit të fshehtë s’i ka marrë 2/3 kur ka kërku të ndërrohet. Nuk e di si do të dalim nga kjo”, tha ai.

“Ne qëndrimet i kemi dhanë me kujdes që të ndihmojnë gjendjen. S’është që s’kemi dhënë ndihmë. Kemi kërkuar të kthehet praktika e hapur e votimit për të votuar. Për atë që s’kemi votë do të votojmë kundër, për ata që kemi votë, për ndonjë kandidat konsensual, do të votojmë për”, shtoi kreu u AAK-së.

Të ngjashme

Të fundit