Home Lajme Osmani kërkon mbështetje nga Irlanda për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare

Osmani kërkon mbështetje nga Irlanda për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare

0
Osmani kërkon mbështetje nga Irlanda për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan.

Osmani ka kërkuar mbështetje nga ky vend për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani theksoi nevojën e mbështetjes nga Irlanda në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procesin e anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim.

Po ashtu situata aktuale në veri të vendit ishte temë diskutimi.

“Presidentja Osmani tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit, sikurse edhe për paqe e stabilitet dhe se sfidat do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Ndërsa Ambasadori Gargan shprehi falënderimin e sinqertë për bashkëpunimin me Kosovën dhe në të njëjtën kohë shprehi gatishmërinë e shtetit irlandez për vazhdim të bashkëpunimit në projektet e reja përmes të cilave do të ofronin ekspertizën e tyre në fushën e integrimeve evropiane.

Exit mobile version