18 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Osmani kapet me Pacollin pse tregoi se ka biseduar në prani të saj me Radoiçiqin

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, lidhur me një bisedë që ai thotë se e ka kryer me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në prani të saj dhe kryeministrit Albin Kurti. Osmani tha se tani vendi është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme dhe se mund të dëgjohen deklarata të ndryshme.

“Është kohë zgjedhjesh, mund të dëgjoni lloj-lloj deklaratash kështu që iu kisha lutur për çka do që keni pyetje t’i drejtoni në Presidencë”, u tha ajo gazetarëve.

Kreu i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një deklaratë për media ka thënë se kishte realizuar një bisedë me Milan Radojiçiq për të siguruar vota te mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente. Pacolli pretendon se kjo ka ndodhur në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe se ka edhe dëshmitar për këtë çështje.

Pas mohimit që i është bërë nga pushteti, Pacolli ka vazhduar reagimet e tij dhe duke thënë se dikush nga Qeveria s’po e tregon të vërtetën. Deputeti Pacolli ka sqaruar se bëhet fjalë për sigurimin e votës së deputetit të Listës Serbe, Adem Hodza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit