-0.1 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

Osmani: Ka shtete që janë shumë afër njohjes, s’i tregojmë që të mos e di Serbia (VIDEO)

- Advertisement -

Katër shtete e njohën Pavarësinë e Kosovës sivjet, e të gjitha njoftimet për këto njohje i bëri presidentja Vjosa Osmani.

E para e vendit, e cila sipas Kushtetutës, e udhëheq Politikën e Jashtme të Kosovës, tha se gjatë mandatit të saj nuk ka vend i cili nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës, e të cilit ajo nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë.

“Unë dua t’ju siguroj që nuk ka shtet, përveç disave që nuk kemi raporte miqësore, ta zëmë ne nuk shkojmë me i kërku Rusisë njohje, apo Iranit, apo Koresë së Veriut e të tjera, por po flas për shtetet e tjera të cilat janë shtete demokratike, të cilat ndajnë vlerat e njëjta me ne, nuk ka shtet të cilit nuk ia kemi kërkuar njohjen më shumë se tre herë”, pohoi ajo.

Në një intervistë për emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, Presidentja tha se ka shtete me përfaqësuesit e të cilëve është takuar mbi 20 herë dhe të cilët janë shumë afër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, ajo tha se nuk i ka publikuar këto takime, për të vetmen arsye që Serbia të mos e aktivizojë kundër-fushatën e saj ndaj Kosovës në ato vende.

“Për arsye të mbrojtjes së interesave të Republikës së Kosovës dhe parandalimit të fushatës jashtëzakonisht negative dhe ilegale të Serbisë në mbi 90 për qind të rasteve, ne fare nuk i publikojmë takimet që kemi me shtetet jonjohëse, madje, edhe njerëz këtu brenda Kosovës që dalin publikisht duke përmendur emra të shteteve që ne jemi takuar mbi 20 herë, jemi afër njohjes, dalin e thonë publikisht dhe na dëmtojnë shumë, sepse menjëherë pas një jave, ne shohim delegacione të shumta nga Serbia që udhëtojnë drejt atij shteti, pastaj fillojnë presionet nga Rusia e çka jo tjetër”, tha Osmani. /Klankosova.tv

Deklaratën e të parës së shtetit e gjeni më poshtë:

 

Të ngjashme

Të fundit