9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Osmani: Jemi në ShBA për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar për aktivitet që po zhvillon gjatë vizitës në ShBA.

Ajo ka bërë me dije se në Amerikë është për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se sot në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës. Falenderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit