20.1 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Osmani: Jam e gatshme t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë një pronocimi për media është shprehur se tymi I bardhë do të dalë vetëm atëherë kur do të konstituhohet kuvendi.

Osmani, është shprehur se është e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit.

“Diskutimi ka qenë me respekt të ndërsjellë dhe konstruktiv, ndoshta për shkak të përvojës së gjatë, kam parë lloj-lloj takimesh, ky nuk ka qenë i tillë. Tymi i bardhë del vetëm kur kemi konstituim të Kuvendit. Disponim minimal e thashë në kontekstin që vullnet ka tek të gjithë liderët për të gjetur zgjidhje, dhe për të dëgjuar edhe ide të reja. Dërgimin në Gjykatë Kushtetuese e kemi diskutuar për herën e parë, shpresa ka qenë që Kuvendi konstituohet më shpejt, e jo që kemi nevojë të vimë deri këtu. Jam e gatshme t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit. Nëse shkon shumë shumë gjatë, liderët duhet të ulen e të pajtohen për zgjedhje, megjithatë për këtë duhet të pajtohen së pari për konstituim të Kuvendit”, tha ajo më tutje”, është shprehur Osmani.

Të ngjashme

Të fundit