Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbreti Charles III, të mbajtur të shtunën.
Nga atje, Osmani ka theksuar se është bindur se aleanca mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të forcohet përgjatë udhëheqjes së mbretit.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dua të përcjellë urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Ndërsa jemi dëshmitarë të kësaj dite historike, le të kujtojmë fuqinë e miqësive dhe aleancave dhe rëndësinë jetike të forcimit të tyre. Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit”, ka shkruar Osmani.