2.4 C
New York
Saturday, February 21, 2026

Buy now

Osmani “imponohet” si kandidate e domosdoshme për presidente: A do të jetojë Kurti nën hijen e ‘noteres’ që po ia zbeh fuqinë?

- Advertisement -

 

Në madatin e saj si Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani, me ndonjë përjashtim të rrallë, ka qëndruar nën hijen e kryeministrit Albin Kurti, e vetëdijshme se kjo do t’ia mundësojë mbështetjen për mandatin e dytë dhe të fundit në Presidencë.

Por, mandati i dytë i Osmanit mund ta rrotullojë këtë pamje, pasi Kurti, pavarësisht se ka fituar zgjedhjet me 51% të votave, mund të mbetet pavullnetshëm nën hijen e presidentes Osmani, shkruan Demokracia.com.

Pa ndonjë rezultat nga zgjedhjet dhe pa ndonjë kontribut në fitoren e Kurtit më 28 dhjetor, këtë e tregoi më së miri episodi i shfaqjes së Osmanit fuqiplote në Uashington, në takimi i inaugurimit zyrtar të “Bordit të Paqes”, mekanizmit të themeluar ndërkombëtar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Osmani ka arritur të veçohet në “Bordin e Paqes”, duke shfaqur veten si një figurë me mbështetje amerikane, gjë që i mungon kryeministrit aktual Albin Kurti – dhe kjo nuk mund të llogaritet si një plotësim i njëri-tjetrit.

Figura e Osmanit me një profil të lartë ndërkombëtar mund të perceptohet si një qendër e re e influencës që kërcënon të largojë vëmendjen nga kryeministri Albin Kurti dhe ta shndërrojë atë në një figurë lokale, nga i cili rrezikohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe aleatëve.

Në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet Kurtit dhe SHBA-ve janë në nivelin zero, një president me profil të fortë dhe kapital diplomatik të ndërtuar në Uashington, më shumë mund të shndërrohet në kundërshtar të brendshëm politik.

Osmani e ka treguar se e ka të lehtë të bëjë kapërcime të tilla. Ajo ka qenë e gatshme të tradhtojë shtëpinë e saj politike, LDK-në, për të kaluar në listën për deputete të Vetëvendosjes dhe të mbajë fjalim kundër Kurtit në Kuvendin e Kosovës, duke i kujtuar atij se “aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me to e cenon vetë mbrojtjen e Republikës sonë”.

Raportet e rrënuara Kurti – SHBA

Marrëdhëniet midis Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë tensionuar dukshëm në vitet e fundit, pasi qeverisja e tij shpesh ka sfiduar qëndrimet e Uashingtonit mbi tema kyçe si dialogu me Serbinë dhe menaxhimi i situatave në veri, duke nxitur reagime të ashpra nga zyrtarë amerikanë dhe duke çuar raportet me aleatin kryesor në pikën më të ulët në historinë e shtetit kosovar.

Sulmet, ofendimet dhe fushatat linçuese kundër përfaqësuesve të shtetit tjetër padyshim se ndikojnë në marrëdhëniet ndërshtetërore.

Por, këtë fakt, kryeministri Albin Kurti nuk e mori asnjëherë parasysh kur në qendër të fjalimeve dhe deklaratave të tij ishin përfaqësuesit e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Të ngjashme

Të fundit