6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Osmani ia uron ditën e pavarësisë së Ukrainës Zelenskyy-t: Populli i Kosovës do t’u qëndrojë mirënjohës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar ditën e pavarësimit të Ukrainës presidentit të këtij shteti, Volodymyr Zelenskyy me anë të një letre.

Letra, të cilën Osmani e ka publikuar në ‘Twitter’, shpërfaq empatinë në “regjim gjenocidal e dhunë”.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të mira për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Ky rast i veçantë normalisht do të duhej shënuar nga festime të lavdishme në të gjithë vendin tuaj të bukur, por teksa përballeni me këtë luftë të padrejtë dhe të paprovokuar nga Rusi, ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë, përkrah gjithë botës demokratike, ndërsa ju luftoni që paqja dhe liria të mbizotërojnë”, thuhet në letër.

Osmani në letër ka përkujtuar edhe sanksionet e vendosura kundër Rusisë nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Kam besim se një ditë do të ulemi të barabartë në familjen evropiane, jo vetëm duke bashkëjetuar në paqe, por duke lulëzuar në liri, prosperitet dhe demokraci. Ne jemi me ju në shpirt, ne jemi me ju në veprim dhe do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Ajo është shprehur mirënjohëse edhe për ushtarët ukrainas që shërbyen në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit