Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalur më reagim rreth deklaratës së sotme të Bashkimit Evropian në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.
Osmani ka thënë se çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut Kosovë-Serbi.
Kjo gjë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit dhe e ksuhtetutshmërisë së Kosovës, ka thënë Osmani.
Postimi i plotë:
Reagim ndaj deklaratës së sotme të BE-së se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë
Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka
çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë.