Home Lajme Osmani i pret në karrocë përfaqësuesit e Handikosit

Osmani i pret në karrocë përfaqësuesit e Handikosit

0
Osmani i pret në karrocë përfaqësuesit e Handikosit

E ulur në karroce në shenjë solidariteti me përdoruesit e karrocës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Handikosit.

Të ulur po ashtu në karrocë, janë parë edhe stafi i presidentes Osmani.

Kujtojmë që për nderë të 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, përfaqësuesit e Handikosit janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa në ora 12:00, do të takohen me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Exit mobile version