-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Osmani i ofron ndihmë Sllovenisë pas përmbytjeve, e falënderon presidentja e atjeshme

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar homologen e saj sllovene, Natasa Pirc Musar, për viktimat që shkaktuan përmbytjet në këtë vend.

Osmani tha se Kosova është e gatshme që ta ndihmojë Slloveninë për të kapërcyer këtë situatë të vështirë.

Ngushëllime të sinqerta Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyese”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kësaj gatishmërie të Kosovës i është përgjigjur presidentja sllovene, e cila rishpërndau postimin e Osmanit.

“Faleminderit, zonja Presidente”, shkroi ajo.

Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur dhe përmbytjeve në Slloveni pasi moti ekstrem i vazhdueshëm ka bërë që edhe BE të lëshojë paralajmërime për disa vende gjatë fundjavës.

Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur dhe përmbytjeve në Slloveni pasi moti ekstrem i vazhdueshëm ka bërë që BE të lëshojë paralajmërime për disa vende gjatë fundjavës.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e mëdha përfshinë rajonet e Sllovenisë të premten. Kryeministri slloven Robert Golob e përshkroi shkatërrimin si “katastrofik”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit