-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Osmani i merr disa merita për patentë shoferët: Këtë çështje e diskutova në Berlin vitin e kaluar

- Advertisement -

Presidentja Osmani meritat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania ia ka lënë institucioneve të reja.

Ajo me anë të një postimi në Facebook këtë sukses ia ka atribuuar edhe vetes.

Ka thënë se këtë temë e ka diskutuar me ish-ministrin e Jashtëm gjerman në Prishtinë, e pastaj edhe gjatë vizitës në Berlin.

Tutje, presidentja ka thënë se vendimi në fjalë, sipas saj, është edhe konfirmim i besueshmërisë për institucionet e Kosovës.

Postimi i plotë i Osmanit:

Një lajm shumë i mirë për mërgatën tonë në Gjermani!

Sot në Bundesratin gjerman u dha drita e gjelbër për njohjen e patentë shoferëve në Kosovë.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, në takimet me Presidentin Steinmeier, si dhe në takimet me ish- ministrin e punëve të jashtme, z. Maas fillimisht në Prishtinë me 22 prill të vitit të kaluar, e pastaj dhe gjatë qëndrimit tim në Berlin, kjo ishte një prej diskutimeve kryesore, e cila reflektonte edhe një prej brengave kryesore të mërgatës sonë atje.

Jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kahmotshme.

Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale. Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për tu siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit