20.8 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Osmani i LDK-së tregon planet për Fushë Kosovën – premton rrugë të reja që e lidhin me Prishtinën

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, e ka prezantuar planin 4-vjeçar të cilin tha se do ta zbatojë në rast se do ta fitojë garën për të parin e këtij qyteti.

Osmani tha se ajo që për më së shumti ka nevojë Fushë Kosova aktualisht është lidhja me kryeqytetin, gjë për të cilën tha se do të ndërtohen dy rrugë anësore që do ta lidhin Fushë Kosovën me Prishtinën.

“Janë dy rrugët anësore që do ta lidhin në të dy krahët Fushë Kosoën me Prishtinën dhe në të njëjtën kohë janë tri parkingjet nëntokësore për ta adresuar cështjen e trafikut dhe për ta adresuar Planin e Mobilitetit që e kemi”, tha Osmani në Edicionin Special në Klan Kosova.

Për sa i përket sistemit arsimor, Osmani premtoi ndërtimin e tri shkollave të reja, tri çerdheve në qytet e tri në fshatra.

“Në sistemin arsimor kemi nevojë dhe është në planin tonë që të kemi tri shkolla të reja. Do të kemi nevojë për tri cerdhe të reja që janë në programin zgjedhor dhe kemi nevojë për tri cerdhe të reja që do të ndërtohen në tri fshatra, njëra në Nakara, tjetra në Miradi të Epërme dhe në Sllatinë të Madhe”, u shpreh ai.

Kurse, për katër vitet e ardhshme, Osmani premtoi po ashtu se do të ndërtohen edhe dy qendrave mjekësore në Fushë Kosovë.

“Në shëndetësi, në program zgjedhor kemi ndërtimin e dy objekteve qendra, për faktin se kemi tashmë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, kemi qendrën në lagjen Dardania, qendra e tretë për pak kohë, një muaj, do të lëshohet dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve, por kemi nevojë që t’i kemi edhe dy të reja”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit