Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dërguar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.
Osmani në 248 vjetorin i falënderoi liderët amerikanë që qëndruan me Kosovën, pavarësisht linjave partiake.
““Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”, tha Osmani.