10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Osmani i bashkohet thirrjes së Rubios në mbështetje të sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë.

Rubio dje ka deklaruar se veprimet e presidentit të Republikës, Millorad Dodik, po i minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj.

Me këtë rast, Osmani tha se Kosova i bashkohet deklaratës së Sekretarit Rubio dhe se qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Bosnjë-Hercegovinës, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

“Ne gjithashtu dënojmë me forcë çdo veprim që minon themelet e Bosnje-Hercegovinës, pasi kërcënon paqen dhe stabilitetin që rajoni ynë ka punuar pa u lodhur për të arritur – përmes dekadash sakrificash dhe me mbështetjen e palëkundur amerikane. Angazhimi i SHBA-së mbetet parësor për të siguruar që rajoni ynë të ecë drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme, si dhe drejt një të ardhmeje euroatlantike. Ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të arritur këtë qëllim” tha ajo.

Shtetet e Bashkuara inkurajuan liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm.

ShBA iu bëri thirrje edhe partnerëve të tyre në rajon që të bashkohen për të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit