7.1 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

Osmani heq dorë nga cilësimi i “bixhozit me aleanca”: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin

- Advertisement -

Marrëdhënie “të shkëlqyeshme njerëzore”.

Kështu tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për marrëdhëniet e saj me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Në intervistë për Shkëlzen Gashin në emisionin e quajtur “nerv”, ajo u pyet për vlerësimet e rënda të saj të dhëna nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ku Kurtin e kishte vlerësuar për “bixhoz(gji)” me aleancat që ruajnë vendit.

Se a i qëndron më kësaj, Osmani e shmangu, dhe tha se e ka pasur për diçka tjetër.

Tha se mu atë kohë problemin e kishte pasur me letrën e Donika Gërvallës dërguar Këshillit të Evropës ku ofrohej draftimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Qytetarët e dinë që unë e kam pasur për fjalën për letrën që është dërguar, e ska qenë e menduar mirë. Por tash me këtë ç[shtje jemi marrë. Tash jemi në situatë të favorshme çështjen për KiE ta shtyjmë përpara. Mospajtimi ka qenë letra. Ne s’jemi njeriu i njëjtë”, tha ajo.

“Ka raste kur nuk jemi pajtuar, e pajtuar, çdpherë mospajtimet i kemi nxjerr që të jenë në interes të Ksoovës. Ne kemi raporte shumë korrekte institucionale, edhe kur s’pajtohemi, raport të shkëlqyer njerëzor me Kryeministrin. Në fakt në asnjë fazë deri sot nuk kemi pasur çrregullim të marrëdhënieve institucionale dhe njerëzore”, tha ajo.

Asociacionin e Komunave me shumicl serbe “me kompetenca ekzekutive”, Osmani tha se nuk e propozon kurrë, dhe nëse arrihet aty “gjithçka ndalet”.

“Kurrë skam ofru kompromis për Asociacion me kompetenca ekzekutive. Unë as s’e kam ofru as prezantu. Në qoftë se Asociacion me kompetenca ekzekutive, gjithçka ndalet aty. Kurrë s’e kam ofruar e as s’do ta ofroj, për dallim prej shumë të tjerëve”, tha ajo.

Kjo pyetur për propozimin e saj që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet në përputhej me garanca ndërkombëtare, përkatësisht me ShBA-në, si në rastin e vitit 2008 të Pavarësisë.

“Është në interes të Republikës së Kosovës që të jem unë presidente”, tha ajo. Madje tha se si nga VV edhe nga opozita “pavarësisht çka thonë para kamerave” në biseda private ka “vlerësime” nga ta për punën e saj.

“Nuk ështjë në skenar që e mendoj për momentin, sepse jam e bindur se të gjithë deputetiët do ta vendosin interesin e RKS, pavarësisht pka thonë në kamera, edhe VV edhe parti të tjera, vazhdimisht ka pasur vlerësim të lartë për mua, dhe kam bashkëpunuar me të gjihtëë”.

“Kam përmendur që nënshkrimi i ShBA-së, sipas praktikës dhe historisë së Kosovës, është ajo çka ka më së shumti vlerë. Serbia thotë i zbatoj, e nuk i zbaton. Unë kam kërkuar garanca ndërkombëtare, si në 2008, dhe atëherë ju e dini që në shkëmbim të pranimit të planit të Ahtisaarit na është garantuar nga QUINT-i, njohjet, anëtarësimet në organiztata.

Natyrisht që ka qenë kompromis. Kam thënë që në qoftë se bllokohet gjithçka në dialog, e kjo ka qenë ideja ime, e jo të gjithë janë pajtuar. Por duke e parë procesin. Unë s’kam thënë njëanshëm. Por kam thënë të folim me aleatët se çfarë garanca mund të dhënë ata, si në 2008”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit