-11.3 C
New York
Sunday, February 1, 2026

Buy now

Osmani full-fushatë për t’u rizgjedhur me “pro dhe pranë” Amerikës, disponimi i VV-së jo si përpara

- Advertisement -

‘Plus pesë, qytetarët kudo.’

Vartës të Vjosa Osmanit kanë vërshuar rrjetet sociale për ‘thirrjet e sinqerta’ qytetare që ajo të jetë në krye të institucionit edhe për pesë vite.

Një i moshuar në këtë këtë shesh, një tjetër në atë shesh, shërben si përmbajtje marketingu që dhe për pesë vite ‘populli’ po e para-mandaton atë.

Vetë ajo, Vjosa Osmani, i ka kthyer faqet e veta sociale në platformë kampanje, duke ua bërë reprizën në dritën e PR-it takimeve të saj në botë si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, por me përdredhimin personal si emër i përvetshëm.

Tash, ajo e artikulon–duke e nënkuptuar–që Kosova “respektohet në botë” në dallim me “përpara” kur, sipas saj, Kosova s’gëzonte imazh të mirë. Ajo vetë, shndërruesja e imazhit të Kosovës.

Por, në këtë ‘film’ të riparaqitur përmbledhtazi të pjesëmarrjeve të saj–Kosovës–në botë, përqendrimi mbetet te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbrëmë Vjosa Osmani mori pjesë dhe lartësoi dokumentarin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, premiera e të cilës u dha edhe në një kinema në Kosovë.

Panegjiriku që Osmani i bëri dokumentarit që ka shkaktuar debat të madh botëror mori madje edhe vëmendjen edhe të publicistit dhe gazetarit të shquar të Frankfurter Algemeine Zeitung, Michael Martens.

Ky i fundit pati kualifikime të rënda ndaj Osmanit. Menjëherë atij ia reciprokuan ashpërsinë presidenca, duke e quajtur “të sëmurë” dhe “të kalbur nga mendja”.

Vjosa Osmani e nënshkroi Kosovën në Bordin e Paqes të Donald Trump, si një anëtare themeluese por, me çka dihet deri sot, vetëm me anëtarësi tre-vjeçare pasi që kërkohen 1 miliard euro për anëtarësi të përhershme.

Vetëvendosja dhe i pari i saj, Albin Kurti, nuk e kanë njoftuar, proklamuar as uruar pjesëmarrjen në këtë Bord të Paqes, për çka Kurti ishte vetë në Davos dhe s’ia përshkroi as edhe një shkrim të zakonshëm.

Kurti madje ia devijoi esencën organizatës duke e reduktuar vetëm në mision paqembajtës pasi të arrihet një marrëveshje për ndaljen e luftës në Gaza.

“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, e di që aty është përfaqësuar Kosova nga gjenerali Bashkim Jashari. Pra ne kemi shprehur gatishmërinë tonë të marrim pjesë në këtë Forcë ku FSK është e mirënjohur për kërkim shpëtim e deminim”, tha Kurti.

Kur u pyet se a kanë Vjosa Osmanin të padiskuteshme për presidente, Kurti s’mundi ta thotë prerë-e-qartë, por i pati fjalët drejtuara kah opozita se “a mund të hapin kapitull raportesh me opozitën”.

“Te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën”, tha Kurti.

VV rezervohet ta thotë me plot gojë që e propozojnë Osmanin

Albin Kurti i fitoi zgjedhjet me rezultat të papritur: 51%.

Në natën e 28 dhjetorit, Albin Kurti i Vetëvendosjes foli si ‘fitimtar’ i zgjedhjeve, me tone ndjeshëm më të qeta për rivalët politikë ndryshe nga nata e 9 shkurtit.

Kjo për arsye, siç tha edhe ai, “bllokadat më janë të pamundshme”.

Një pyetje edhe atl natë u ngrit pashmangshëm: çka për President?

“Duhet të flasim me Vjosa Osmanin”, tha ai po atë natë.

Dy-tri ditë më vonë sërish iu tha mediave se “shumë shpejt do të takohem me Vjosa Osmanin… dhe të bisedojmë me të për rrugën përpara”.

Që nga 31 dhjetori fjalët i ka rikalibruar duke u thirrur në procedura:

“Së pari rezultatet, certifikimi i rezultateve, konstituimi i kuvendit, buxheti” dhe pastaj krejt presidenti.

“Por”, tha ai, “nuk i kemi 80 vota” tek më vonë.

Që nga nga ajo kohë, Albin Kurti dhe Vetëvendosja s’kanë mundur ta thonë me-plot-gojë se Vjosa Osmanit do t’ia sigurojnë edhe një mandat.

Kjo kryeishst nga opinionistë është lexuar si “borxhi” që Kurtit i lipset t’ia servojë Osmanit pas favorit të kësaj të fundes të caktimit të datës së duhur për VV-në.

Datën kur diaspora kosovare, në përqindje gatise absolute, voton Albin Kurti – dhe, pasojë e të cilës, ishte edhe rezultati plebishitar për Vetëvendosjen.

As mbrëmë në emisionin “nerv” te Shkëlzen Gashi, ish-bashkëpartiakja dhe vartësja e Osmanit, Donika Gërvalla, s’mundi ta thotë prerë-e-qartë se do ta zgjedhin Osmanin.

Ia bëri okollën-okollës për të mos dhënë një po ose jo të prerë.

Albin Kurti dhe Vetëvendosja, po ashtu as Guxo-ja, as nuk e kanë njoftuar, uruar apo kumtuar anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes të Trump të nënshkruar nga Vjosa Osmani.

Kurti pati kohë të njoftojë takime me lloj-lloj politikanësh në Davos, por jo edhe ceremoninë më madhore në Davos ku mori pjesë Osmani dhe nënshkroi Kosovën si anëtare themeluese.

Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet në mars; ndërsa Osmani kërkon të rizgjidhet “për interes të Kosovës”.

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk i votojnë Vetëvendosjes propozim për president “pa marrëveshje politike”.

Dhe kjo “marrëveshje politike”, tha Hamza në “Rubikon” te Adriatik Kelmendi, duhet të ndodh para formimit të qeverisë së re.

Përndryshe, “jo”, tha Hamza, vetëm paraprakisht.

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar po ashtu marrëveshje politike për çështjen e presidentit që duhet të zgjidhet në mars; moszgjedhja e të cilit/cilës e çon vendin automatikisht në zgjedhje të reja.

“Kandidimet unilaterale të partive nuk sjellin konsensus. Pa marrëveshje politike ndërmjet subjekteve parlamentare, imponimi i emrave të përveçëm nuk sjell asnjë rezultat tjetër përveç krizës institucionale. Zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet me logjikë force, por vetëm me logjikë konsensusi.

Në këtë fazë, Kosova nuk ka luksin të hyjë në krizë për asnjë emër të veçantë. Vendit i duhen stabilitet institucional, funksionim normal i institucioneve dhe qetësi politike për t’u përballur me sfidat e brendshme dhe të jashtme”, ka thënë Abdixhiku në një prononcim për “Koha.net”.

Po ashtu ditë më parë, Përparim Gruda dhe Artan Behrami të Partisë Demokratke të Kosovës kanë njoftuar se pa marrëveshje politike nuk i votojnë as qëndrojnë në sallë për t’i bërë kuorum Albin Kurtit të Vetëvendosjes në propozimin për President ët Kosovës. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit