20.1 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Osmani ftohet nga Macron në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame ku merr pjesë edhe Trump

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ftuar nga presidenti francez krahas liderëve botërorë në ceremoninë e Notre Dame në Paris

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i bashkohet liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame.

“Osmani dhe zotëria i Parë, Prindon Sadriu janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron. Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée , në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe, presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Të ngjashme

Të fundit