-8.2 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Osmani ftohet nga Donald Trump për të marrë pjesë në Bordin e Paqes

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të marrëpjesë në Bordin e Paqes.

Njoftimi i plotë:

Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.

Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.

Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.

Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati.

Të ngjashme

Të fundit