-5.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Osmani: FSK dhe të gjitha institucionet emergjente janë duke ofruar ndihmë në Pejë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se humbja e dy qytetarëve në Pejë si pasojë e vërshimeve ka tronditur gjithë Kosovën.

Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, kryetarit të komunës, Gazmend Muharxherit dhe të gjithë qytetarëve të Pejës.

Osmani ka thënë se FSK-ja dhe të gjitha institucionet e tjera janë duke ofruar ndihmë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit