-1.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Osmani foli për zgjedhjet e 9 shkurtit me Prattipatin, Rohden e Hargreavesin

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave, zhvilloi takime të ndara me përfaqësues të vendeve partnere, duke përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, gjatë këtyre takimeve, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet e sigurisë, fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet respektive, ecurinë e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit