Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur mirënjohëse ndaj presidentit Trump, për partneritetin në Bordin e Paqes.
“Pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, D.C.
Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët në mbarë botën në shërbim të paqes.
Mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tonë” u shpreh Osmani.






