![Osmani falënderon KFOR-in për shtimin e trupave në veri: Bashkë do të frenojmë çdo sulm të mundshëm të Serbisë Osmani falënderon KFOR-in për shtimin e trupave në veri: Bashkë do të frenojmë çdo sulm të mundshëm të Serbisë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/01/420060356_401317709223557_7078522550548008743_n.jpg)
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ullutash.
Ajo ka falënderuar KFOR-in për angazhimin e saj për siguri në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Në veçanti, ajo shprehu mirënjohje për KFOR-in, i cili ka shtuar numrin e trupave të cilat po mbështesin institucionet e Kosovës në patrullim të kufirit me Serbinë, në veçanti pas aktit të agresionit të Serbisë të 24 shtatorit”, ka thënë Osmani.
Komandantja Supreme e vendit po ashtu ka kërkuar vazhdimësi të koordinimit të KFOR-it me institucionet e tjera të sigurisë në vend, element që e ka cilësuar në të mirë të stabilitetit e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Presidentja shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me forcat aleate, do të frenojnë çdo sulm të mundshëm të Serbisë, duke ruajtur kështu paqen e stabilitetin në vend dhe në rajon”, ka thënë Osmani, ka njoftuar Zyra e Presidencës.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=401317855890209&id=100080359940939&mibextid=Nif5oz