Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Hungari, është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve.
Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë. 🇽🇰🇭🇺