Besa Gaxherri, anëtare e LDK-së ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është bashkëfajtore me kryeministrinë në detyrë Albin Kurti, se pse sipas saj Kosova është nën masa të BE-së.
Ndonëse ka thënë se e para e vendit ka ndryshuar qëndrime gjatë dy viteve të qeverisë Kurti e ka përkrahur kryeministrin sipas saj në rrugën e mbrapshtë.
“Për kundër që kohëve të fundit znj. Osmani ka qenë më e hapur për tu deklarua se nuk pajtohet me politikat e z.Kurtit, ajo shumë shpesh është bashkëfajtore me z. Kurti, kur ai ka marrë rrugëtimin e tij të mbrapshtë nga dita e parë, nuk kemi dëgjuar reagimet, kundërshtimet e Osmanit. Tash raportet e tyre nuk janë siç kanë qenë, nuk janë më në “muajin e mjaltit’, ka thënë Gaxherri në “InfoNata” në Tëvë1.