13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Osmani: Epopeja e UÇK-së, një ndër shtyllat më të forta të ngritjes së shtetit tonë

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, ka thënë se 5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998 përbejnë një ndër shtyllat më të forta të ngritjes së shtetit të Kosovës.

Osmani, mes tjerash, tha se Epopeja e UÇK-së është epope e dinjitetit e krenarisë, duke përmendur rezistencën e familjes Jashari, të cilën ajo e çmoi shumë.

“Çdo fillim mars kthehemi në ngjarjet historike. Këto ngjarje janë pjesa jonë më e rëndësishme e historisë. 5, 6, dhe 7 mars, 1998 përbejnë njërën ndër shtyllat më të forta të ngritjes së shtetit tonë”.

“Kjo epope e UÇK-së është epope e dinjitetit e krenarisë. Makineria vrasëse serbe nuk ka kursyer as fëmijët e as pleqtë. Në këtë ditë kujtojmë të gjitha gratë e familjes Jashari, kujtimi për to do të jetë i përjetshëm”.

Tutje, Osmani tha se beteja e Jasharve është shndërruar në frymëzim për mijëra të rinj dhe të reja.

“Është shumë e rëndësishme për ta mbajtur të gjallë kujtesën, ne duhet e do ta mbajmë të gjallë kujtesën e familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së”.

“Ne e fituam lirinë sepse në rrethana të vështira qëndruam e përballuam dhimbjen. Ne që e kemi provuar shtypjen e dimë më së miri këtë. Këtë e kishte kuptuar prijësi i UÇK-së, Adem Jashari. Ai ishte i vendosur. Ai u sfidua me rrethimin e familjes para se të binte në betejën e marsit. Beteja e Jasharave u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj dhe të reja. Përfundimisht në jemi të lirë e ai është i gjallë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit