Presidentja Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve.
Kështu ka njoftuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se Osmani është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.
“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, ka thënë ai.
Pos tjerash, gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, të shpallur nga presidentja Osmani.






