Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe u diskutuan mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.
Po ashtu, në njoftimin për media nga Presidenca e Kosovës, thuhet në këtë takim është diskutuar për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit.
Tutje sipas njoftimit, ambasadori Rohde ka shprehur gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend.