Home Lajme Osmani e nis vizitën në Iowa të ShBA-së, shkon me helikopterë në Kampin Dodge

Osmani e nis vizitën në Iowa të ShBA-së, shkon me helikopterë në Kampin Dodge

0
Osmani e nis vizitën në Iowa të ShBA-së, shkon me helikopterë në Kampin Dodge

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo, me anë të një postimi në X, ka bërë të ditur se nga New York tashmë ka nisur vizitën zyrtare në shtetin e Iowas të ShBA-së. Osmani ka shkuar me helikopterë në Kampin Dodge.

“Garda Kombëtare e Iowa-s ka luajtur një rol kyç gjatë viteve në forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Forcës sonë të Sigurisë”.

“Ne jemi këtu për të zgjeruar partneritetin tonë simotër shtetëror dhe për të forcuar më tej lidhjet tona të pathyeshme me SHBA-në”, ka shkruar Osmani.

Exit mobile version