Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, kanë takuar sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.
Takimi i tyre u bë gjatë varrimit të ish-sekretares Madeleine Albright.
Por nga zyra e presidentes, nuk kanë dhënë asnjë informacion tjetër se çka kanë diskutuar ata të tre, apo, ishte thjesht një takim i shkurtër jozyrtar.
Zyra e Presidencës së Kosovës ka paralajmëruar më herët se gjatë qëndrimit në Washington presidentja do të realizojë edhe takime të tjera, por edhe pas insistimit të Gazetës Online Reporteri.net për të mësuar agjendën e saj dhe takimet që do t’i ketë, presidenca nuk ka kthyer përgjigje.
Ceremonia mortore për Albright, po mbahet në Katedralen Kombëtare në Washington.