-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Osmani: Drafti për Asociacionin po përgatitet nga Kosova – jemi afër për t’i tejkaluar sfidat

- Advertisement -

Pesidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas fjalimit në Parlamentin Evropian, ka folur për zhvillimet politike aktuale në Kosovës, ku ndër të tjera ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës është duke e përgatitur një draf-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Presidentja Osmani ka thënë se drafti i Asocicioni është duke u përgatitur dhe se ky draft do të jetë bazë e diskutimeve në Bruksel sa i takon themelimit të Asociacionit.

Ai ka thënë se drafti do të bazohet në vendimin e Gjykatëës Kushtetuese dhe në qëndrimin e SHBA-ve.

“Ai draft është duke u përgatitur, po bëhet punë dhe është ai draft i cili do ta vendosë bazamentin e diskutimeve në Bruksel për sa i përket Asociacionit. Gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra, Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Chollet dhe Escobari.” – ka thënë ajo për medie.

Më tej, Osmani ka thënë se ende nuk është prezantuar draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Gjithashtu, Vjosa Osmani ka folur edhe për anulimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës me atë të Qeverisë Shqipërisë, e cila ishte paraparë që të mbahet sot më 14 qershor në Gjakovë.

Ajo ka thënë se Kosova dhe Shqipëria e kanë detyrim që të punojnë me njëra-tjetrën.

“Jam e bindur se Kosova e Shqipëria do të ulën bashkë, duhet të ulën bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende që janë fqinjë, por si dy motra. Është detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida.” – ka thënë ajo.

Osmani po ashtu, u shpreh optimiste se situata e fundit politike në vend do të tejkalohet dhe se Kosova është në rrugë të duhur për t’i tejkaluar sfidat.

“Janë disa detaje që duhet të diskutohen por kam besimin e plotë se kjo sfidë do të tejkalohet sepse rruga përpara duhet të jetë rrugë e përbashkët. Në të njëjtën kohë duhet ta kuptojmë që Kosova është e ndërtuar mbi vlerat që i ka edhe vetë BE-ja, e që ndër të tjera është sundimi i ligjit.” – ka thënë ajo.

Masat e BE-së

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka bërë me dije që BE-ja ka përgatitur propozime për masa ndaj Kosovës si pasojë e eskalimit të situtatës në veri të vendit.

“Dua të qartësoj një gjë. S’ka sanksione. BE-ja vendos sanksione, si shkak i masave të definuara nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë e diskutimeve. Nuk ka sanskione ndaj Kosovës. Për shkak të situatës këto javë, 27 shtete anëtare të BE-së kanë thënë që presin, kërkesë e qartë, për Kosovën dhe Serbinë që të deeskalojnë situatën, sidomos situate në veri që erdhi si shkak i zgjedhjeve.” – ka thënë ai.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën ka prezantuar pesë pika për të dalë nga situata e krijuar në veri të vendit.

Por duket që këto pika janë refuzuar nga Bashkimi Evropian.

“Plani i tij (i Kurtit) 5-pikësh dështon që të adresojë në mënyrë adekuate disa elemente kryesore që shkaktuan – që janë shkaku kryesor i krizës së fundit, dhe të cilat presim që t’i adresojë në mënyrë të vendosur.” – u shpreh Stano.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit