Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur shumë e lumtur me suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha.
E para e vendit ka thënë se duke iu falënderuar suksesit të këtyre dy vajzave, flamuri i shtetit të Kosovës u ngrit mbi të gjitha shtetet tjera.
“Dy medalje në xhudo në një ditë. Fitore pas fitore, Distria Krasniqi sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Ndërsa për Loxhën, Osmani ka thënë se ajo po i ndjek hapat e Majlinda Kelmendit.
“Këtë krenari na e rrit edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias”.
Ndryshe, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Flaka Loxha të bronztën në Lojërat Mesdhetare.