Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.
Siç ka njoftuar Presidenca, takimi u fokusua në diskutimin e zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë situatën pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës
Gjithashtu, u diskutua bashkëpunimi bilateral në fusha të ndryshme me këto shtete.
Osmani ka shprehur falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme të ambasadorëve në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.