Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka diskutuar me Kryeministrin e Maltës, Robert Abela, mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Diskutim i shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Maltës, Robert Abela, mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës, sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Potencova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si një hap që do t’i përforconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit