16.7 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Osmani dhe ministri i Jashtëm i Tanzanisë flasin për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Sipas një njoftimi nga ana e presidentes, ata diskutuan për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane.

“Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, diskutuam për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane.  E vlerësoj gatishmërinë e Tanzanisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për t’i thelluar raportet tona dypalëshe. Kosova mbetet e përkushtuar për partneritet që bazohet në miqësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt të ndërsjellë”, ka shkruar ndër të tjera e para e vendit.

 

Të ngjashme

Të fundit