Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
Sipas një njoftimi nga ana e presidentes, ata diskutuan për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane.
“Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, diskutuam për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane. E vlerësoj gatishmërinë e Tanzanisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për t’i thelluar raportet tona dypalëshe. Kosova mbetet e përkushtuar për partneritet që bazohet në miqësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt të ndërsjellë”, ka shkruar ndër të tjera e para e vendit.