Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes.
Osmani dhe Kurti vendosën edhe kurora lulesh te varri i Rugovës.
Homazhe e lule vendosën edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.