7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Osmani dhe Hovenier diskutojnë për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, kanë diskutuar për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet eventuale në katër komunat në veri të vendit.

Në këtë takim sipas komunikatës është biseduar edhe për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetmë të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit