Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, pas sulmeve të Iranit që kishin në shënjestër Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas njoftimit të presidentes, gjatë kësaj bisede ajo ka shprehur solidaritetin e palëkundur të Kosova me udhëheqjen dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Presidentja Osmani theksoi gjithashtu dënimin e qartë të veprimeve të regjimit iranian, të cilat, sipas saj, dëmtojnë sigurinë rajonale dhe kërcënojnë stabilitetin më të gjerë.
Në deklaratën e saj, Osmani riafirmoi mbështetjen e plotë të Kosovës për të drejtën e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon.






