Presidenti ka mandatuar kandidatin e VV-së, Glauk Konjufca, për kryeministër, duke theksuar se detyrimi i tij ishte të vlerësonte se kush ka më shumë gjasa për të siguruar shumicën e votave, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se Konjufca dhe partia e tij kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë votat e nevojshme, dhe këtë e ka marrë parasysh në vendimin e tij.
“Detyrimi im është për të parë se kush i ka nga ata gjasat më të mëdha, VV-ja dhe kandidati Konjufca kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme por kjo i takon atyre të bëjnë votat. Mu më takon që të bindem që kanë gjasa, dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa, dhe e kam zbatuar këtë detyrim në përputhje me aktgjykimin”, ka theksoi ai.






