11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjë nga ne nuk është vërtetë e lirë

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave tha se lufta nuk është vetëm për gratë por për familjet, shoqëritë dhe të ardhmen e vetë drejtësisë.

Osmani në një postim në “Facebook” ka shkruar se derisa çdo “grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë”.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, na kujtohet se lufta nuk është vetëm për gratë – është për familjet, shoqëritë e lulëzuara dhe të ardhmen e vetë drejtësisë. Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjë nga ne nuk është vërtetë e lirë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e cila shënohet më 25 nëntor çdo vit, është një thirrje globale për veprim kundër dhunës me bazë gjinore. Kjo ditë u vendos nga Kombet e Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur veprime konkrete që synojnë eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit