Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar ish-deputetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Gerti Bogdani, i cili vdiq në shtator të vitit të kaluar, me urdhrin “dr.Ibrahim Rugova”.
Bashkëshortja e ish-deputetit, Edlira Çepani tha se Bogdani kontribuoi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës “që në nisjen e karrierës së tij dhe deri në fund”.
“Jam e sigurt se atje lart, atje nga ku po na sheh, Gerti vazhdon me krenari të thotë që jemi një”, ka deklaruar ndër tjerash ajo, pasi me familjen e saj pranoi urdhrin.