Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rreth anëtarëve të KQZ-së

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpjeguar arsyet pse i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim rreth emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo ka thënë se partitë politike kanë bërë më shumë propozime sesa që lejohet.

Për shkak se janë kërkuar tre nga Vetëvendosje, janë emëruar vetëm dy. Janë kërkuar dy nga PDK, është emëruar vetëm një, për shkak se ka më shumë propozime sesa që i lejon Kushtetuta. Meqenëse kjo çështje deri tani nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar që ta sqarojë atë”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, kjo çështje ka qenë e pasqaruar përgjatë viteve.

Ky rast është ngritur mbi një çështje të ndryshme ligjore, jo si në rastet e mëparshme qoftë nga presidenti Thaçi, qoftë nga ana ime”, ka thënë ajo.

“Ky rast është ngritur mbi një çështje të ndryshme ligjore, jo si në rastet e mëparshme qoftë nga presidenti Thaçi, qoftë nga ana ime”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit