8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Osmani: Deklarata e 2 Korrikut hapi rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 2 Korrikun, duke thënë se Deklarata Kushtetuese e vitit 1990, e shpallur nga 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës, hapi rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Republikë.

Osmani tha se akti i tyre ka dëshmuar se rruga e bërjes së shtetit kërkon përkushtim, sakrificë dhe guxim.

“Delegatët e asaj kohe i gërshetuan këto të tria, duke vërë gurin themeltar të shtetit të Kosovës, i cili u vulos më 17 shkurt 2008. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është ngjarje emblematike, e cila shënoi kthesën tonë historike për liri dhe pavarësi”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Tutje, presidentja ka thënë se kjo datë është ngjarje emblematike, e cila shënoi kthesë historike për liri dhe pavarësi.

“2 Korriku mbetet një nga datat më të rëndësishme për shtetin tonë, ngase themelet e tij qëndrojnë mbi vendimin e delegatëve të asaj kohe. Urime 2 Korriku, qoftë e përjetshme Republika e Kosovës!”./teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit